10 persona, mes tyre edhe fëmijë, kanë vdekur pasi 4 anije u mbytën në ishujt grekë në detin Egje. Disa orë më parë se të ndodhte tragjedia e radhës, rojet bregdetare greke kishin shpëtuar 242 njerëz nga një anije e cila u fundos në këtë zonë. Shtatë operacione shpëtimi të veçanta janë kryer të mërkurën në mëngjes, thonë raportet e medias italiane.Anijet detare britanike, irlandeze, gjermane dhe sllovene gjithashtu morën pjesë në këtë operacion njoftoi agjencia AGI. Më shumë se 30 persona rezultojnë ende të humbur nga një prej fundosjeve, të një varkë prej druri, në ujërat jashtë Lesbos, thonë zyrtarët grekë.Imazhet nga operacioni i shpëtimit të mërkurën treguan punonjësit e emergjencës teksa përpiqeshin të ringjallnin fëmijët të pavetëdijshëm pasi ata ishin sjellë në Lesbos.












