Arrestohen tre persona nga shërbimet e komisariatit të policisë Bulqizë pasi kanë shtënë me armë zjarri dhe kanë djegur automjetin e një firme ndërtimi.
Të arrestuarit janë Qemal Stafa 39 vjeç , Lahim Deda 49 vjeç dhe Agron Dalipi 31 vjeç të tre banues në Bulqizë. Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas janë të dyshuar në lidhje me ngjarjen e datës 27.10.2015, ndodhur në Malin e Bardhë Bulqizë, ku është shtënë me armë zjarri, dhe djegur mjeti eskavator i markës “KOMATSU” me vlerë rreth 80 mijë Euro i cili përdorej nga firmat “Almexëood” shpk, “Korra” shpk “Lubima” shpk” për hapjen e një rruge pyjore. Mjeti dhe gëzhojat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet I kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale ”shkatrrim i pronës me zjarr” neni 151 i k. Penal












