Është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sokol Mjacaj, i cili masakroi dy turistët çekë, në Prekal të Shkodrës. Ai është përfaqësuar në seancë nga avokatja e caktuar nga shteti, Alvira Jakova. Ajo kërkoi ngritjen e një grupi ekspertësh psikologë për të parë gjendjen psikike të Mjacajt. Por gjykata e rrëzoi këtë kërkesë dhe kërkesën tjetër për gjykim të shkurtuar. Sipas avokates mbrojtëse, provat shkencore dhe materiale përputhen me deklaratën që ka dhënë në prokurori Sokoli, ku ka pranuar krimin e rëndë. Në seancë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës çeke.












