Gjykata e Apelit zhvillon sot seancën e radhës për kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë “arrest me burg” për “Ballist” Morinën. Prokuroria do të paraqesë prova të reja ndaj autorit të ngritjes së dronit në stadiumin e Beogradit, ndërkohë që avokati i Morinës kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e paraqitura nga prokuroria.
Ballisti u arrestua një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi, pas raportimit se në automjetin ku ai udhëtonte gjendeshin armë.
Gjykata e Tiranës shpalli arrest me burg për të, ndërkohë që për tre shokët të cilët kishin dijeni për armët e Morinës, u deklarua masa e detyrimit me paraqitje.











