Lulzim Basha ka propozuar ngritjen e një dhome të dytë Parlamenti, që do të jetë dhoma e senatit me të zgjedhurit nga populli.
“Së pari propozoj zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mekanizmat e kontrollit, propozoj krijimin e dhomës së dyte të senatit, të zgjedhur nga populli. Senati duhet jetë i drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe të marrë përsipër atë që i është besuar Gjykatës Kushtetuese. Si edhe të ulim numrin e parlamentarëve, me kusht që të mos jetë kozmetikë”, është shprehur kryetari i opozitës Lulëzim Basha gjatë intervistës ditën e djeshme në emisioni Opinion.











