• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Nishani feston në Ulqin bashkë me Presidentin malazes

admin by admin
1 April, 2017
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Presidenti Nishani feston në Ulqin bashkë me Presidentin malazes
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mori pjesë në kremtimet e Ditës së Komunës së Ulqinit. Në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Ulqinit të mbajtur në Qendrën për Kulturën, ishte i pranishëm edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Kryetari i Komunës Nazif Cungu, Kryetari i Kuvendit Komunal Loro Ndrekiqi, ministra të qeverisë së Malit të Zi dhe nga Kosova, Ambasadorë dhe përfaqësues të trupit diplomatik, autoritete vendore, drejtues të besimeve fetare, ulqinakas të ardhur nga Durrësi si dhe shumë qytetarë.

Presidenti Nishani zhvilloi paraprakisht një takim me Presidentin e Malit të Zi Filip Vujanoviç në selinë e Komunës, të cilit i shprehu mirënjohjen në emër të Shqipërisë dhe të qytetarëve shqiptarë për kujdesin e vazhdueshëm që tregon ndaj pakicës shqiptare si dhe për kontributin e vyer të dhënë gjatë gjithë këtyre viteve në drejtim të forcimit të miqësisë dhe marrëdhënieve mes dy vendeve. “Edhe ne e provojmë bashkëjetesën dhe Mali i Zi është jo vetëm një vend fqinj, por edhe mik i Shqipërisë.” – theksoi Presidenti Nishani.

Kreu i Shtetit shqiptar pasi vuri në dukje se Parlamenti shqiptar ishte i pari që ratifikoi marrëveshjen e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, theksoi se: “Anëtarësimi juaj në aleancën politiko-ushtarake të Atlantikut të Veriut jo vetëm u shërben dhe rrit sigurinë e qytetarëve tuaj, por është një kontribut në të mirë të sigurisë së mbarë rajonit tonë, sepse rrit sigurinë dhe zgjeron hapësirën e lirisë në Ballkan duke qenë se kemi nevojë të garantojmë sa më shumë paqen dhe stabilitetin për vendet dhe popujt tanë. Qytetarët malazezë do të kuptojnë rëndësinë e të qenit në një aleancë politiko-ushtarake që i siguron paqen dhe stabilitetin.”

Nga ana e tij Presidenti Vujanoviç, pasi uroi Ditën e Ulqinit dhe vuri në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve janë një model i përkryer i marrëdhënieve të mira fqinjësore, shprehu besimin se ato do të forcohen edhe më tej, sidomos bashkëpunimi ekonomik në fushat e turizmit, të energjisë, transportit detar, etj.

Presidenti Vujanoviç falënderoi Presidentin Nishani për ndihmën e çmuar dhë mbështetjen për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, pasi ndihma e fqinjëve vlerësohet së tepërmi duke qenë se ata mund të dëshmojnë më së miri për zhvillimin e vendit të tij, duke shtuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera, por anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut hap mundësi të reja bashkëpunimi, sidomos po të kihet parasysh fakti që i gjithë bregdeti i vendeve tona i përket totalisht hapësirës së Aleancës.

Të mikpritur nga Kryetari komunal Loro Ndrekiqi dhe Kryetari i Komunës Nazif Cungu, të dy Presidentët morën pjesë dhe përshëndetën veprimtarinë festive që u mbajt në Qendrën e Kulturës me rastin e Ditës së Ulqinit, gjatë së cilët kënduan dhe luajtën mjeshtërisht disa artistë të shquar nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kroacia.

Në përfundim, Presidenti Nishani dha edhe këtë mesazh para mediave të pranishme duke u shprehur: “Ishte kënaqësi, por edhe privilegj të isha sot i ftuar në Ditën e Ulqinit. I falënderoj autoritetet vendore, Kryetarin Cungu dhe të gjithë përfaqësuesit e qytetarëve të Ulqinit, të cilët më adresuan një ftesë për të qenë së bashku me ta në këtë ditë feste dhe gëzimi. Ishte një kënaqësi edhe më e veçantë pjesëmarrja në këtë festë e Presidentit Vujanoviç. Gjej rastin edhe njëherë të uroj të gjithë qytetarët: Gëzuar Ditën e Ulqinit! Gëzuar këtë festë! Ditë më të mbara e më të mira për të gjithë qytetarët e Ulqinit dhe të Malit të Zi! Njëkohësisht i shpreha Presidentit Vujanoviç vlerësimet e mia më të mira për respektin që autoritetet, shteti i Malit të Zi u adreson shqiptarëve në Malin e Zi. Jam i bindur gjithashtu se shqiptarët e Malit të Zi, si deri më tani, do të vazhdojnë të jenë kontribues të rëndësishëm të shtetit e vendit të tyre dhe duke e adresuar Malin e Zi në të gjitha proceset e integrimit euro-atlantik. Njëkohësisht gjej rastin të falënderoj shqiptarët në Mal të Zi për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme që vazhdojnë të bëjnë për të ruajtur vlerat e trashëgimisë dhe identitetit të tyre kombëtar.”Droni.al

Previous Post

Basha flet për grupin e ri parlamentar: Tri kushtet

Next Post

Shpërthim në Paris, 30 persona plagosen

admin

admin

Next Post
Shpërthim në Paris, 30 persona plagosen

Shpërthim në Paris, 30 persona plagosen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.