• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Ambientet e reja të Bankës së Shqipërisë dhe harta si të orientohesh brenda saj

admin by admin
30 October, 2015
in Ekonomia
0
FOTO/ Ambientet e reja të Bankës së Shqipërisë dhe harta si të orientohesh brenda saj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot u përuruan ambientet e reja të rikosntruktuara të Bankës së Shqipërisë.
Pas 77 vjetësh, në një datë të përzgjedhur simbolikisht, Banka e Shqipërisë organizoi Ceremoninë e Inaugurimit të Ndërtesës së saj të Rikonstruktuar, e cila përkon dhe me hapjen për herë të parë të Muzeut të Bankës së Shqipërisë.
E inauguruar në 30 tetor 1938, ndërtesa e Bankës së Shqipërisë përbën një nga veprat më të spikatura të kryeqytetit, me një arkitekturë unike që i përket rrymës së racionalizmit. Ajo u projektua nga arkitekti i mirënjohur italian Vittorio Ballio Morpurgo dhe falë bukurisë së saj artistike dhe solemnitetit të fasadës u kthye në një pikë të rëndësishme referimi për qytetarët, historinë arkitekturore dhe planet urbanistike të mëvonshme të këtij qyteti.
Gjurmët e kohës, zgjerimi i vazhdueshëm i funksioneve dhe punonjësve, si dhe kërkesat e shtuara për standarde teknologjike sollën nevojën për rikonstruksionin e ndërtesës, të cilat u materializuan në projektin e arkitektit Marco Petreschi.
Ndërtesa e re përveç 4 kateve mbi tokë shtrihet në thellësitë e nëntokës me 4 kate të tjera, të cilat ofrojnë mundësi për shërbimet teknologjike dhe parkimin e automjeteve të punonjësve. Katet nëntokësore, nga pikëpamja inxhinierike, përbënin një pikë të veçantë dhe kritike në realizimin e projektit, duke qenë se parashikoheshin gërmime nëntokë pranë themeleve të një objekti ekzistues.
b2Për nder të kësaj ceremonie, Banka e Shqipërisë përgatiti librin “Arkitektura e Bankës së Shqipërisë”, i cili e trajton ndërtesën në këndvështrimin historik, arkitektonik dhe ndërtimor. Libri është një dokument fotografik kronologjik që prezanton gjithë historinë e ndërtesës nga idetë fillestare të projektimit deri në rikonstruksionin e plotë të saj.
Duke qenë ndërtesa simbol e sheshit kryesor të kryeqytetit, ajo ka qenë dëshmitare e të gjitha ngjarjeve dhe momenteve historike të zhvillimit ekonomik dhe politik të shtetit shqiptar. Po aq histori ajo mbart edhe brenda mureve dhe dhomave të “fshehta” të saj, të cilat tashmë do të jenë të hapura për publikun si pjesë e Muzeut të Bankës së Shqipërisë.
I konceptuar si një ndërthurje midis muzeales dhe didaktikes, midis të prekshmes dhe virtuales, midis prehistorikes dhe teknologjisë moderne, Muzeu i Bankës së Shqipërisë synon të informojë publikun mbi të gjitha aspektet e parasë si dhe fijet e dukshme dhe të padukshme me të cilat ajo ndikon, mbi të gjitha, jetën tonë të përditshme.
b3Në katin e parë të tij ofrohet informacion për botën fizike të parasë, ajo pjesë e saj që është e prekshme për vizitorin, në një trajektore ekspozitorësh që arrin kulmin në Dhomën e Thesarit ose siç njihet ndryshe Rotondo (dhoma rrethore kasafortë e ndërfutur në një dhomë pesëkëndore sipas projektit origjinal të Morpurgos). Në Dhomën e Thesarit paraqitet pamja maksimale e parasë, përmes ekspozimit të një Lingote të Artë.
Ekspozita e përhershme e katit të parë, prezanton koleksione të monedhave që kanë qarkulluar në territoret e vendit tonë në këto dy mijë vjet. Ato janë pjesë e koleksionit numizmatik të Bankës së Shqipërisë dhe janë përzgjedhur e studiuar me një kujdes të veçantë përmes një bashkëpunimi të gjatë me arkeologë, numizmatë, historianë e etnografë të mirënjohur të vendit.
Falë dhe mbështetjes së Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ministrisë së Kulturës, koleksioni i këtij Muzeu prezanton objekte unikale dhe mbresëlënëse, si 4 sëpata bronzi, pjesë e Thesarit të Torovicës, të cilat i përkasin shekullit të X p.e.s dhe dëshmojnë mbi këmbimin paramonetar në territoret historike të vendit.
b4Kati i dytë paraqet edhe anën tjetër të botës së parasë, formën e saj dixhitale. Itinerari i vizitorëve vijon në hapësirën e hologramit,  duke shfaqur për vizitorin një rrëfenjë monedhash antike, të projektuar në hapësirë, në 3 dimensione, në 360 gradë, si pjesë e gjuhës më të sofistikuar të procesit të dixhitalizimit. 
Në këtë pjesë të Muzeut prezantohet historia e institucionit të bankës qendrore në Shqipëri, roli i saj në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe garantimin e stabilitetit financiar të vendit, funksionet e saj kushtetuese për hartimin dhe zbatimin e politikës monetare, për emetimin e parasë, për administrimin e rezervës valutore, për ofrimin e sistemeve të pagesave, e kështu me radhë.
Me një fokus të veçantë për edukimin e publikut, ky Muze vjen i pajisur me hapësira të dedikuara për ciklin e ulët dhe atë të mesëm arsimor. Trupa pedagogjike së bashku me nxënësit mund të zhvillojnë orë mësimore, leksione dhe aktivitete të tjera didaktike në fushën e parasë dhe të ekonomisë.
Muzeu i Bankës së Shqipërisë përfaqëson edhe një destinacion të ri turistik në zemër të Tiranës si dhe një qendër të përhershme informacioni ku publiku i gjerë mund të mësojë më shumë mbi të gjitha aspektet e parasë dhe të ekonomisë, si dhe të kuptojë më mirë funksionin e Bankës Qendrore.
Me rastin e organizimit të ceremonisë së inaugurimit, Muzeu shpalosi për herë të parë nëpërmjet një ekspozite të përkohshme objekte të veçanta të trashëgimisë kulturore, pjesë e thesarit të Bankës së Shqipërisë të ruajtur ndër vite.

Previous Post

Kush kërkon t’i mbyllë gojën Alida Hiskut?

Next Post

FOTO +18/ Modelja e ‘Victoria Secret’ Swanepoel shfaqet nudo

admin

admin

Next Post
FOTO +18/ Modelja e ‘Victoria Secret’ Swanepoel shfaqet nudo

FOTO +18/ Modelja e 'Victoria Secret' Swanepoel shfaqet nudo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.