Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë i shkalles Rihter është ndjerë mëngjesin e sotëm në Bulqizë. Lëkundjet që kanë zgjatur më shumë se 10-13 sekonda, janë ndjerë edhe në Tiranë.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 18 km në juglindje të Bulqizës.
Fatmirësisht nuk raportohet asnjë dëmtim material, apo persona të lënduar.
Në shtator të vitit 2009, një termet i fuqishëm goditi pikërisht këtë zonë të verilindjes, i cili shkatërroi qindra shtëpi ne Bulqizë.











