• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DOSJA/ Zbardhet skema e abuzimit 5 miliardë lekë e biznesmenëve të karburanteve të arrestuar

admin by admin
31 October, 2015
in Kronika
0
DOSJA/ Zbardhet skema e abuzimit 5 miliardë lekë e biznesmenëve të karburanteve të arrestuar
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria ka dhënë detaje për skemën e abuzimit të biznesmenëve të karburanteve të arrestuar sot.
Në bazë të kësaj, mësohet se me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës (Njësia Task-Force), pas një hetimi të përbashkët me Sektorin e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, gjykata ka vendosur masën e sigurisë për 5 persona, drejtues dhe përfaqësues të kompanisë së naftës “Fullpet”, të dyshuar si të përfshirë në një skemë mashtrimi financiar, duke iu shmangur pagesës së detyrimeve ndaj shtetit në vlerën e rreth 500 milionë lekëve të reja.
Për këtë skemë mashtrimi, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin në Prill 2015, në bazë të informacionit të mbërritur dhe në bashkëpunim të vazhdueshëm me Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve, Sektori i Hetimit.
Nga materiali hetimor ka rezultuar se, shtetasit shqiptarë Aurel Preni, Fiqiri Hoxha, Fabian Goçi, si edhe shtetasit me shtetësi të huaj, I. A dhe E. O., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke filluar nga viti 2012, kanë kryer veprime të ndryshme financiare, për të shmangur detyrimin ndaj organeve tatimore.
Në vitin 2014, administrata tatimore ka konstatuar debinë e kompanisë “Fullpet” në vlerën e rreth 145 milionë lekëve për vitin 2012, (ndërkohë që ky detyrim deri në vitin 2015 është trefishuar).
Për shlyerjen e kësaj debie (të vitit 2012), ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe kompanisë “Fullpet” është nënshkruar një akt-marrëveshje, në bazë të të cilës kompania merrte përsipër shlyerjen e detyrimit me 8 këste. Për të shlyer këtë detyrim, kompania ‘Fullpet” merr një kredi në një bankë të nivelit të dytë. Por, nga hetimi rezulton se kredia e marrë nuk ka shërbyer për shlyerjen e detyrimeve tatimore, por është përdorur për krijimin e kompanive të reja dhe blerjen e aseteve për këto kompani. Këto blerje ka rezultuar se janë tentativë e qartë për t’iu shmangur detyrimeve tatimore.
Në mënyrë të përmbledhur, nga ana e hetimit rezulton se:
– Konstatohen elementët e veprës penale të “Fshehjes së të Ardhurave”, dhe “Mospagim të Taksave”, të parashikuara nga nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal, pasi shoqëria “FULLPET” për periudhën Dhjetor 2012 – Dhjetor 2013, ka ushtruar aktivitet, duke iu shmangur detyrimeve.
– Nga kontrolli i ushtruar tek kjo shoqëri janë konstatuar diferenca të konsiderueshme të padeklaruara nga shoqëria në shumën e 485.045.544 (katërqind e tetëdhjetë e pesë milion e dyzet e pesë mijë e pesëqind e dyzetekatër) lekëve.
– Administratori Aurel Preni nuk ka respektuar AKT-MARVESHJEN, datë 04.07.2014, me Drejtorinë Rajonale Tatimore Tiranë për shlyerjen e Borxhit prej 143.378.552 lekë, qëllimi i aktmarrëveshjes ka qenë vetëm për të hapur llogarinë bankare dhe tërheqja e lekëve, nga shitja e aseteve të shoqërisë.
– Shumën prej 88.158.170,00 (tetëdhjetë e tetë milionë e njëqind e pesëdhjetë e tetë mije e njëqind e shtatëdhjetë) lekë, shumë e cila i përket shitjes së aseteve, shoqëria “Fullpet” me administrator shtetasin Aurel Preni, me një kontratë “Ndihmë Financiare”, ja ka kaluar shtetasit Fabian Goçin (faturist sipas listpagesës) në të njëjtën ditë me akt-marrëveshjen.
– Me asetet e shoqërisë “Fullpet” është krijuar shoqëria tjetër “A. K. F. PETROLEUM”, me administrator shtetasin Fiqiri Hoxha, i cili ishte punonjës i shoqërisë “Fullpet” (shitës karburanti sipas listpagesës). Kjo shoqëri filloi aktivitet në momentin kur ndaj shoqërisë “Fullpet” u morën masat shtrënguese nga DRT Tiranë për shlyerjen e detyrimeve, duke përdorur fatura tatimore fiktive (pa transaksion bankar), arritën të shmangnin bllokimin e aseteve dhe më pas tjetërsimin e tyre.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë
/web/EMRAT_Operacioni_Karburanti_prangos_dy_biznesmene_ne_kerkim_tre_te_tjere_9221_1.php

Previous Post

Tiranë, arrestohet një i kërkuar nga Italia për trafik dhe shfrytëzim prostitucioni

Next Post

VIDEO/ Policia e Kosovës në ndjekje të kontrabandistëve si nëpër filma

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Policia e Kosovës në ndjekje të kontrabandistëve si nëpër filma

VIDEO/ Policia e Kosovës në ndjekje të kontrabandistëve si nëpër filma

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.