Aksident i rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një 29-vjeçar nga ka humbur jetën dhe 6 të tjerë janë plagosur në orët e para të së dielës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, afër objektit të Postës kryesore të Prishtinës. Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit “Hunday”, që dyshohet se ka qenë shkaktar i këtij aksidenti, duke e tejkaluar limitin e shpejtësisë së lejuar. Dy automjetet e përshira janë njëra e tipit “Hunday” dhe tjetra e tipit “Golf”; kanë qenë në lëvizje.











