Kreu i LIBRA-s, deputeti Ben Blushi u bën thirrje shqiptarëve të mos e votojnë Edi Ramën, t’i thonë jo propagandës së tij për “bërjen shtet”. Kreu i LIBRA-s, thotë se kjo që ka bërë Rama në 4 vjet nuk është Shqipëria që duam, por Shqipëria që do Rilindja.
“Shikojeni dhe shpërndajeni këtë spot qe dëshmon mjerimin, varfërinë, emigrimin, kanabizimin dhe lodhjen e një vendi dhe qytetarëve te tij. Nëse votoni Edi Ramën, Shqipëria nuk do jetë vendi që duam”, shkruan Blushi në postimin që shoqëron videon e tij.
Videoja tregon Shqipërinë e kanabizuar, të varfër, me kriminelë në politikë dhe me qeverinë që shkel të drejtat e qytetarëve vetëm për interesa të klientëve të saj.












