Enver Hoxha është një emër tjetër qytetari, i cili në kushtet e vjedhjes së energjisë elektrike, do të përballet me drejtësinë.
Gjykimi i cili ka filluar prej pak më shumë se një muaji, pritet të ketë seancën e fundit sot, me dhënien e vendimit.
Enver Hoxha i akuzuar për “Vjedhje energjie elektrike, ose impulse telefonike”, gjykohet nga Arben Micko. Më se një herë, nga mediat, për Arben Mickon është thënë se ai është nipi i Shefqet Peçit.












