Sabahet Puka ka tentuar të vetëvritet me një pistoletë në sy të përmbaruesve, në shenjë proteste ndaj tyre pasi donin ti konfiskonin shtëpinë. Mësohet se nipi i viktimës kishte marrë një kredi në bankë, por që nuk e kishte shlyer e për pasojë banka konfiskoi banesën e gjyshes së tij, e vënë si garanci. Pikërisht në momentin që duhet të linte banesën e saj, 62-vjeçarja është vetëqëlluar dhe ka marrë plagë të rënda. Burimet policore thonë se gruaja ndodhet në koma dhe është në gjendje të rëndë në spital.











