Komisariati nr.3 i Policisë Tiranë ka bërë arrestimin e një personi në kërkim Ndërkombëtar.
Ky shtetas është dënuar me 10 vite burg ne shtetin Italian për veprën penale “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal”
Shtetasi është Bledar Zefi, 26 vjeç, banues në Fushë Arrëz Pukë.
Zefi u ndalua pasi Gjykata e Xhenovës Itali me vendim datë 29.06.2015, e ka dënuar me 10 vjet burg, për veprën penale “Vjedhje me armë e organizuar në grup kriminal” parashikuar nga nenet 61, 110, 624, dhe 625 të K.P. Italian.












