Studentët kanë vazhduar edhe sot protestën kundër Ligjit “Për Arsimin e Lartë”.
Një ditë pas “sulmit” me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama, studentët e Lëvizjes për Universitetin janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit.
Ka qenë godina e institucionit më të lartë të arsimit në vend, objekt u “sulmit” të radhës me vezë.
Ndërkohë që protesta vazhdon, forca të shumta police janë grumbulluar te ministria.











