• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Rafineria e Cërrikut u dha me koncesion, por u shkri për skrap

admin by admin
4 November, 2015
in Ekonomia
0
SKANDAL/ Rafineria e Cërrikut u dha me koncesion, por u shkri për skrap
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania Kurum pati premtuar investimin e 48 milionë eurove për ta rivënë në punë rafinerinë, por e shkriu për skrap që në muajin e parë, ndërsa autoritetet thonë se kanë “identifikuar probleme” por nuk kanë marrë masa për të konfiskuar garancinë e koncesionit dhe as për të kërkuar llogari për shkatërrimin e paautorizuar të pronës publike.

Në qytetin e vogël të Cërrikut, çdo person që takon ka së paku një anëtar familjeje që ka punuar në të shkuarën në rafinerinë e Cërrikut. Punonjësit e industrisë së naftës në Shqipëri kanë pasur paga krahasimisht të larta me pjesën tjetër të popullsisë në kohën e komunizmit dhe rafineria e Cërrikut punësonte deri në 500 vetë.
Qyteti sot është zbrazur nga popullsia, që prej mbylljes së rafinerisë; tashmë është i varfër dhe i mbushur me të moshuar, të cilët jetojnë si të munden, më së shumti falë ndihmës së fëmijëve në emigrim. Megjithatë, shumë nga banorët me të cilët BIRN foli, ende shpresojnë se një ditë industria do të rivihet në punë dhe qyteti i ndërtuar pikërisht në funksion të rafinerisë së naftës, do të ketë një rikthim në jetë.
Një kontratë koncesionare e nënshkruar nga qeveria shqiptare në vitin 2013 dukej se mund të bënte pikërisht këtë gjë.
Në ditët e fundit si kryeministër, më 22 korrik 2013, Sali Berisha miratoi dhënien me koncesion të rafinerisë së Cërrikut, një ngrehinë e kohës së komunizmit që pati pushuar së funksionuari që nga viti 1992.
Kontrata me titullin “Rehabilitim, Operim dhe Transferim”, e firmosur mes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, (sot Ministria e Energjisë dhe Industrisë), dhe kompanisë Kurum International sh.a, sanksiononte që koncesionmarrësi do të investonte në këtë rafineri gati 6.8 miliardë lekë (48 milionë euro) dhe të fillonte punën e përpunimit të naftës brenda 18 muajve. Por dy vjet pasi kontrata është nënshkruar, autoritetet duket se po hasin vështirësi në identifikimin e problemit me koncesionin.
BIRN vizitoi rafinerinë e Cërrikut dhe zbuloi se në fakt, rafineria nuk ekziston më. Ajo është shkrirë për skrap, pavarësisht se kontrata e koncesionit sanksiononte rivënien e saj në punë. Për më tepër, në ish-kompleksin industrial të Cërrikut nuk duket asgjë gjurmë nga investimi prej 48 milionë eurosh, i premtuar nga Kurum. Vetëm disa roje të kompanisë gjenden aty për të ruajtur atë çfarë ka mbetur ende pa u rrëmbyer.
Një roje i tha BIRN se rafineria është hequr prej aty kohë më parë.
“E mori turku”, tha ai.
BIRN pyeti Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, MEI për fatin e rafinerisë dhe për arsyet e moszbatimit të kontratës koncesionare me kompaninë turke. Në përgjigjen me shkrim të MEI për BIRN, nuk bëhet e ditur nëse qeveria e ka identifikuar apo jo zhdukjen e rafinerisë.
Megjithatë, MEI thotë se “po ndjek çështjen” dhe argumenton se vendimi i dhënies me koncesion të rafinerisë nga qeveria e kaluar qe e gabuar. (Kliko këtu për të lexuar përgjigjet e MEI).
Një zyrtar i kompanisë Kurum nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të BIRN, por deklaroi se rafineria është prishur për t’i hapur hapësirë ndërtimit të një rafinerie të re.
“Kompania është në përfundim  të një marrëveshje  për të sjellë në Shqipëri një rafineri të re, e cila do të ndërtohet së shpejti,” deklaroi Teuta Ustundag, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në këtë kompani.

Një koncesion i papritur

ish-termocentrali-i-cerrikutUzina e Rafinimit të Naftës në Cërrik u ndërtua me ndihmat sovjetike në vitet 1950 dhe qe specializuar për të realizuar disa nënprodukte speciale të naftës, përfshirë karburant për avionë dhe për silurë, krahas produkteve të zakonshme si benzinë, gazoil, vajguri për ndriçim, bitum, solar e mazut. Qyteti i Cërrikut u ndërtua për të strehuar punëtorët e rafinerisë si dhe ata të termocentralit elektrik ngjitur me rafinerinë, termocentral që punonte me mbetjet e naftës së përpunuar.
Nafta në këtë rafineri transportohej më së shumti me naftësjellës nga fusha naftëmbajtëse e Kuçovës për rreth 30 kilometra, me dy stacione pompimi. Por fusha naftëmbajtëse e Kuçovës filloi të shterojë nga vitet 1970 pas shumë dekadash shfrytëzimi intensiv, ndërsa rënia e fortë e prodhimit të naftës në vitet 1980 solli rënien graduale të përpunimit në Cërrik.
Xhavit Kabashi nga qyteti i Cërrikut, një ndër punonjësit më jetëgjatë të rafinerisë, i tha BIRN se një pjesë e linjave të prodhimit pushoi së funksionuari nga fundi i viteve 1980, ndërsa rafineria u vendos “në konservim” në vitin 1992.
“Edhe para se të mbyllej, rafineria punonte gjashtë muaj dhe mbahej në remont gjashtë muaj të tjerë,” tha ai.
Në vitin 2008, ndërsa po përgatitej privatizimi i ARMO- kompani e përpunimit të naftës që kishte nën pronësi tri rafineritë e vendit, Ballshin, Fierin dhe Cërrikun- qeveria vendosi ta ndajë rafinerinë e Cërrikut dhe ta vendosë atë nën pronësinë e një kompanie të re të quajtur Petrol Alba, e cila qe nën pronësinë e qeverisë shqiptare dhe kishte asete me vlerë nominale prej gati 1.1 miliardë lekësh (rreth 8 milionë euro).
Petrol Alba zotëronte pronësinë e rafinerisë dhe tokës në të cilën ajo ishte vendosur. Pavarësisht se Petrol Alba nuk kishte aktivitet, ajo kishte një administrator, një bord drejtues dhe një dyzinë të punësuarish. (Kliko këtu për të parë të dhënat e kompanisë Petrol Alba).
Kabashi thotë se punonjësit, përfshirë edhe atë vetë u pushuan nga puna pas vitit 2009, kohë kur Ministrinë e Ekonomisë e mori nën administrim Lëvizja Socialiste për Integrim. Ai është në pritje të ekzekutimit të vendimit të gjykatës për dëmshpërblim për pushim të padrejtë nga puna nga kompania Petrol Alba sha.
“Stafi i kompanisë në atë kohë përbëhej nga roje dhe administratë,” thotë Kabashi.
Rafineria qe hequr nga lista e objekteve të rëndësisë së veçantë me një vendim të qeverisë së vitit 2000 dhe pas dy dekadash pa punë, besohej gjerësisht se ajo nuk mund të shërbente më për rafinimin e naftës.
Megjithatë, në vitin 2012, një bashkim kompanish private të përbëra nga “DAST” sh.a. Durrës, “DELTA” sh. a. Durrës dhe “S.T.N.P.M” sh.p.k. Tiranë, i bëri qeverisë një propozim për koncesion të pakërkuar për rafinerinë e Cërrikut. Qeveria e miratoi kërkesën dhe hapi tender për koncesionin në janar 2013. Pas tenderit të debatuar, qeveria shpalli fitues Kurum International dhe nënshkroi kontratën me të.

Miliarda investime për rikthim në punë

rafineria-e-cerrikut11Kontrata e koncesionit, e publikuar në Fletoren Zyrtare sanksionon që kompania Kurum të investojë 6.8 miliardë lekë për rivënien në punë të rafinerisë me 14 impiante teknologjike dhe me kapacitet përpunues 500 mijë tonë naftë në vit. Qeveria shqiptare do të përfitonte një tarifë prej 4 për qind të naftës së përpunuar dhe koncesioni do të zgjaste 35 vjet. Kontrata duhej të zbatohej brenda 18 muajve.
Kurum detyrohej gjithashtu të vinte në favor të shtetit shqiptar një garanci bankare prej 10 për qind të vlerës së investimit ose rreth 680 milionë lekë, garanci që do të zhbllokohej 30 ditë nga kryerja e testimit dhe vënies në punë të rafinerisë.
Kurum krijoi për efekt të koncesionit një kompani të re të quajtur Albanian Oil Rafinery, të regjistruar më 24 korrik 2013 dhe mori në dorëzim rafinerinë në shtator 2013. Por kompania e regjistruar kishte kapital të paguar prej vetëm 3,5 milionë lekësh (25 mijë eurosh) në degën e BKT në Elbasan, ndërsa supozohej se do të investonte 48 milionë euro. (Link ekstrakti i kompanisë koncesionare).
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i siguruar nga BIRN tregon se menjëherë sapo mori rafinerinë, kompania e re e krijuar për këtë qëllim, Albanian Oil Rafinery vendosi të shesë të gjithë rafinerinë për skrap te kompania mëmë, Kurum International. Rafineria rezulton se është çmontuar në tetor 2013, vetëm një muaj pasi Kurum e mori atë në dorëzim.
Por ndërsa rafineria qe çmontuar, qeveria shqiptare nuk ndërmori asnjë hap për të ndaluar shkatërrimin dhe duket se nuk ka ende një plan për zbatimin e kontratës së koncesionit.
Raporti i KLSH vëren se rafineria nuk iu dorëzua kompanisë koncesionare si pajisje e nxjerrë nga përdorimi, por si pajisje për të cilën koncesionmarrësi duhej të investonte për t’a rikthyer në punë.
“Në procesverbalin e marrjes në dorëzim të objektit, datë 16.09.2013 për makineritë dhe pajisjet e marra në dorëzim nuk cilësohet se makineritë dhe pajisjet janë të dala nga përdorimi”, thotë KLSH në raportin e saj.
KLSH thotë se shkrirja e rafinerisë për skrap u krye pa lejen e Ministrisë dhe dukshëm në shkelje të kontratës. Për më tepër, KLSH vëren se ka konflikt interesi mes shitësit të skrapit, kompanisë Albanian Oil Rafinery, të kontrolluar nga Kurum dhe se sasia e skrapit të shitur dhe çmimi i shitjes është përcaktuar nga marrëveshja mes dy kompanive të kontrolluara nga një person, pavarësisht se rafineria është pronë e shtetit shqiptar që i qe dhënë në përdorim kompanisë turke.
“Ekspertët vlerësues të përcaktuar nga Autoriteti Kontraktor, si pronar i aseteve të dhëna me koncesion nuk kanë bërë asnjë vlerësim, ndërsa përcaktimi i çmimit të shitjes nuk është realizuar me ankand konform kërkesave dhe dispozitave ligjore për shitjen e pronës publike,” thuhet në raportin e KLSH.
Raporti i KLSH vëren gjithashtu se e gjithë rafineria, sipas librave të kompanisë, kishte 5,339.8 tonë skrap hekur dhe se çmimi mesatar i shitjes rezulton 13 lekë pa tvsh.
Në bilancin e saj të vitit 2013, kompania pasqyroi të ardhura nga shitja e rafinerisë për skrap prej 69 milionë lekësh (49 mijë euro). Ajo raportoi si shpenzime deri edhe blerjen e një peshoreje.
Pyetur nga BIRN se mbi çfarë baze Kurum ka vendosur të shkrijë për skrap të gjithë rafinerinë, kompania turke nuk pranoi të përgjigjet.
Ndërsa Ministria e Energjisë dhe Industrisë argumentoi për BIRN se demolimi i rafinerisë qe nisur me urdhër të kësaj ministrie në vitin 2011, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse ka ndërmend të kërkojë dëmshpërblim për shkatërrimin e një rafinerie.
Ministria e Energjisë nuk sqaroi nëse kishte marrë garancinë 10 përqind për investimin e munguar në rafinerinë e Cërrikut, por tha se “po ndjek të gjithë procedurën e parashikuar në ligj edhe për këtë çështje”.
“Kompanisë koncesionare i kemi kërkuar të derdhë në burxhetin e shtetit të ardhurat e krijuara nga shitja e skrapit prej 69 milionë lekësh (495 mijë euro),” u përgjigj Ministria e Energjisë.

Autor: Lindita Çela, Gjergj Erebara
BIRN
Cërrik dhe Tiranë

Previous Post

VIDEO/ Ja si vidhet kazinoja në Sarandë, “mbushe mbushe, të gjitha lekët…!”

Next Post

SKANDALI/ DËSHMIA E PLOTË: JA KUSH VJEDH NE DOGANA

admin

admin

Next Post
SKANDALI/ DËSHMIA E PLOTË: JA KUSH VJEDH NE DOGANA

SKANDALI/ DËSHMIA E PLOTË: JA KUSH VJEDH NE DOGANA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.