Saimir Tahiri nuk lë rast pa u sjellë si “babai” i policisë.
Pas çdo akuze të opozitës, edhe me emra konkretë, sikurse sot denoncoi kreu i PD-së Lulzim Basha, sipas të cilit Saimir Tahiri dhe disa drejtues të policisë janë të lidhur me krimin, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka gati fraza të ngjashme të tipit, “kundër policisë janë bërë bashkë bota e krimit dhe opozita”…
Ndërkohë, këto foto, disi “të vjetra” në kohë, kur Saimir Tahiri ishte një protestues i dhunshëm opozitar, janë dëshmi e “dashurisë” së vërtetë të ministrit të Brendshëm, me vepra, jo me fjalë, për policinë…, pavarësisht se sot bën sikur “i qan hallin” policisë.











