Foto Ilustruese
Një zjarr i qëllimshëm ka rënë në laboratorin Shkencor të Policië. Denoncimin e bënë kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili këtë akt e konsideron me objektiv për të zhdukur provat e trafikut të drogës, ndërsa sipas tij, po bëhen përpjekje për ta fshehur këtë akt.
Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës në “Facebook”
Zjarr në Laboratorin Shkencor të Policisë! Raportohet nga oficerë të policisë se zjarri është i qëllimshëm dhe ka pasur objektiv shkatërrimin e provave në lidhje me drogën e konfiskuar në disa operacione të fundit. Po bëhen përpjekje për ta fshehur këtë akt kriminal.












