Të paktën 3 ndërtesa janë përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes në rrugën Hoxha Tahsim në Tiranë jo shumë larg qendrës së qytetit.
6 zjarrëfikëse dhe 2 makina të urgjencës kanë mbërritur tek zona e flakëve të cilat nuk u vinën kontroll. Nuk ka raportime për të plagosur apo lënduar nga zjarri ndërkohë që tre banesat janë djegur plotësisht.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet. Rënia e zjarrit në banesat e vjetra të Tiranës është e zakonshme në Tiranë. Pas djegies në themelet e tyre mbin një pallat.












