LSI i ka kthyer menjëherë përgjigje deklaratës së Edi Ramës në Asamblenë e PS për vazhdimin e koalicionit me LSI.
Në një prononcim për “BalkanËeb”, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama thotë se kryeministri dhe ministrat e tij, analizat e qeverisjes në këto 4 vite, duhet t’i bënin bashkë me LSI-në dhe jo sipas tij me eufori të njëanshme.
Teksa bëri një vlerësim për situatën aktuale dhe shkarkimin e 4 ministrave nga Rama pak kohë më parë, kreu i grupit parlamentar të LSI pohoi se Bledi Çuçi nuk duhej hequr nga posti i ministrit për Pushtetin Vendor.
“Retorika patetike e PPSH-se se 1989-ës nuk na ndihmon për Shqipërinë Europiane. Analizën e qeverisjes duhet ta bëjmë së bashku jo me eufori dhe njëanshmëri”, tha Luan Rama.











