Kreu i PDIU-së Shpwtim Idrizi ka paralajmëruar se kjo parti nuk do të votojë ndryshimet e Kodit Penal, ndryshime që parashikojnë shtimin e masave ndëshkuese ndaj biznesit.
Sipas Idrizit, “PDIU është kundër burgosjes së biznesit. Një veprim i tillë është i paprecedentë. Biznesi vetëdeklaron taksa si vetëkontribute. Barra e provës bie mbi administratën tatimore. PDIU nuk do të votojë ndryshimet në Kodin Penal. Jemi të shqetësuar për paketën fiskale”, u shpreh Shpëtim Idrizi në përfundim të takimit me Ilir Metën.












