• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zëri i Amerikës pickon Ramën: Emëroi prefektë me padi penale

admin by admin
6 November, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
Zëri i Amerikës pickon Ramën: Emëroi prefektë me padi penale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Gjirokastër, një padi për ndërtime të paligjshme, e ngritur në fillim të vitit nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit të Territorit, ndaj ish kryetarit të atëhershëm të bashkisë Flamur Bime, është ende në pritje për t’u marrë në shqyrtim nga Gjykata.

Ish zyrtari i lartë, që ndodhet tashmë nën akuzë nga një agjenci qeveritare, emërohet ndërkohë në postin e lartë të Prefektit të qarkut nga kryeministri Edi Rama.

Në të njejtën ditë, më 14 Tetor, Kryeministri Rama emëron edhe një Prefekt tjetër, atë të Beratit, Fadil Nasufi, i cili, ashtu si zoti Bime, ka qenë më parë kryetar bashkie. Të dy zyrtarët e lartë, duhet të zbatojnë përparësitë e qeverisë Rama për pushtetin vendor.

Një prej këtyre përparësive është kontrolli i territorit nga ndërtimet e paligjshme. Në të dy këto qytete, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ka patur ndërtime të shumta pa leje, aq sa në vitin 2012, Qendra e Trashëgimisë Botërore dërgon një mision monitorues në Gjirokastër dhe Berat, dhe në një raport dërguar autoriteteve shqiptare në vitin 2013, ngre shqetësimin se “përmasat e ndërtimeve pa leje në të dy qytetet janë alarmante”.

Raporti vinte në dukje se në qendrën historike të Gjirokastrës, 68 ndërtime pa leje ishin krejtësisht të reja. Në Berat, raporti identifikonte, po në zonën muze “një listë prej 38 ndërtimesh të reja, të aprovuar, bashkë me një listë të re ndërtimesh që duhet të aprovohej për tre vitet e ardhshme.” Për shkak të situatës kritike, UNESCO shqyrtoi mundësinë e përfshirjes së dy qyteteve në listën e saj të objekteve borërore të rrezikuara.

Në Berat, Inspektorati i Ndërtimit ka filluar ditët e fundit prishjen e dhjetra ndërtimeve të paligjshme, të cilat “lulëzuan” në të shumtën e herës, në kohën kur kjo bashki, drejtohej për 12 vjet nga zoti Nasufi.

Në Gjirokastër, në shkurt të këtij viti Inspektoriati denoncoi zotin Bime, për kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti, për ndërtimin e një pallati 7 katësh, sipas Inspektoratit, në kundërshtim me legjislacionin shqiptar.

Sipas konstatimit të vetë inspektoriatit “Leja ishte dhënë me afat për një vit, në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve ishte lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh”. Në përgjigje të akt-padisë, zoti Bime kishte reaguar duke e vlerësuar procesin të rregullt dhe në mbështetje të akteve ligjore.

Denoncimi për zotin Bime, nga një agjensi në varësi të qeverisë, ishte bërë në shkurt të këtij viti, koha kur formacionet politike sapo kishin nisur përcaktimin e emrave të kantidatëve për kryetar të Bashkive dhe zoti Bime kishte shfaqur hapur ambicien për një mandat të katërt.

Si zoti Bime, edhe zoti Nasufi, nuk u rikandiduan për në bashki, madje gjatë vizitave që kryeministri Rama bërë në këto qytete në atë kohë, ai dha mesazhe që nuk i përkrahte dy zyrtarët si kandidatë për zgjedhjet e 23 qershorit. Në Gjirokastër në një ceremoni publike nuk kishte pranuar të shtrëngonte duart me kryetarin Bime, ndërsa në Berat, gjatë një ceremonie publike, zoti Rama, zgjodhi t’ia kalonte zëvendësit të tij Niko Peleshi, një medalje mirënjohje që Bashkia kishte vendosur t’ja jepte atij. Më vonë, gjatë fushatës zoti Rama u shpreh se kryebashkiaku i Beratit ishte një njeri që “nuk mbajti mëri për moskandidimin”. Por në atë kohë u përfol se zotit Nasufi i ishte premtuar pikërisht posti i Prefektit të ardhshëm.

Dhe pas disa muajsh që vendet e prefektit kishin mbetur bosh, në to u emëruan, pikërisht ish kryetarët e bashkive.

Previous Post

VIDEO/Shqiptari në ISIS, u vra vet pa mbajtur betimin për 2 koka të prera

Next Post

Shqipëria blen 450 mln € vetëm pak ditë pasi deklaroi tërheqjen nga tregu

admin

admin

Next Post
Shqipëria blen 450 mln € vetëm pak ditë pasi deklaroi tërheqjen nga tregu

Shqipëria blen 450 mln € vetëm pak ditë pasi deklaroi tërheqjen nga tregu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.