Ka dalë në ankand një Ferrari që i përkiste dikur Donald Trump. Presidenti amerikan e kishte blerë të re këtë makinë në 2007 dhe e kishte shitur në 2011. Bëhet fjalë për një F 430 Coupe.
Shtëpia e ankandeve Auctions America po pret oferta nga 250.000 që është normalja e një ankandi të tillë, në 350.000 dollarë.
Ky çmim i vënë nga shtëpia e ankandeve është në fakt rreth 30% më i lartë se mesatarja e një Ferrari F 430. Ky çmim shpjegohet me popullaritetin që ka miliarderi i New York-ut i cili u bë lider amerikan dhe për kilometrazhin që ka, që në vetëm 4 vjet, Trump ka përshkruar me këtë makinë 4000 km.
Blerësi do të ketë edhe certifikatën origjinale me emrin e Trump dhe adresën e banesës së tij, në New York.











