Kreu i Kuvendit, njëherazi edhe kryetar i LSI-së, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të partisë së tij, nga ministria e Drejtësisë.
Sipas Metës, dorëheqja e Naços është një akt qytetar.
“Dua të vlerësoj aktin e dorëheqjes. Akti i dorëheqjes së ministrit Naço, është një akt qytetar. Nasip Naço ka kontribut për reformat. Emri që do të propozoj Edi Rama, do të jetë bashkëpunues”, ka përfunduar deklarimin e tij Meta, me në mesazh edhe për kryeministrin Rama.












