Ylli Manjani do të jetë ministri i ri i Drejtësisë në kabinetin e Edi Ramës. I njohur si një kundërshtar i hershëm i Edi Ramës, me të cilin u nda në vitin 2011, Ylli Manjani nuk i ka kursyer fjalët por edhe akuzat nga më të rëndat .
Por çfarë thoshte Ylli Manjani dy vite më parë në studion e ABC News për Ramën dhe Rilindjen?
Pyetja që lind, a është i këtij mendimi sot Manjani ndërkohë që dje e quante Ramën një monstër, një sharlatan politik që mashtron sistematikisht publikun, që nxit dhunë, që gënjen pa pikë turpi.












