Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe ndryshimet më të fundit te ministria e Drejtësisë. Sipas Berishës, bojkoti i disa seancave të fundit të Parlamentit, nga deputetët dhe ministrat e LSI-së, ishte një mekanizëm nënshtrimi dhe poshtërimi i Ramës nga Meta. Ndërsa “me emërimin e ish socialistit anti-Ramë, Manjani, Meta me shume se menderos Ramën!”, shkruan midis të tjerave Berisha
Statusi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
Bojkoti si mekanizëm nënshtrimi dhe poshteërimi i Ramës nga Meta!
“Të dashur miq, me emërimin e ish-socialistit anti-Ramë, Manjani, Meta më shumë se menderos Ramën! Ai i fut në kabinet te vetmin LSI-st të kundërshtuar në mënyrë kategorike dhe të përsëritur nga Rama. Veto e mëparshme e Ramës ndaj Manjanit lidhet si me largimin e tij demostrativ dhe anti-Rame nga PS por dhe me specifikimin publik nga Manjani i spektrit të perversiteteve të Ramës gjer në “nekrofil i Athinës”.
Por me dy bojkotet e fundit të Parlamentit, Meta i tha Ramës se je i vetmi kryeministër në planet pa qeveri ndaj dhe ky i fundit e pranoi Manjanin duke kërcyer nga sevdaja. Të shohim a do ketë bojkot tjetër të Ramës nga Meta!”.











