Bashkimi Europian publikon nesër raportin e Komisionit për Shqipërinë.
Ambasadorja Romana Vlahutin, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, do ta bëjë publik nëpërmjet një konference për shtyp nesër pasdite.
Raporti duhej të ishte publikuar që më 14 tetor sipas traditës, por Komisionin Europian e shtyu datën publikimit të tij për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor duke theksuar se raporti është i rëndësishëm dhe se duhet të marrë edhe vëmendjen e medieve e cila ishte e përqëndruar ato ditë tek azilantët sirianë në Maqedoni, Serbi, Kroaci etj.
Megjithëse raporti është mjaft i gjerë dhe shqyrton shumë fusha në detaje tashmë disa pika të rëndësishme janë bërë të ditura nga vizita e fundit e raportuesit për Shqipërinë e Flankeshtein. Ai bëri të ditur se BE nuk hap këtë vit negociatat me Shqipërinë dhe se raporti do të jetë kritik në disa aspekte që lidhen me reformën në drejtësi, marrëveshjet për dekriminalizimin si dhe ritmet e ulëta ekonomike në vend.











