Foto Ilustruese
Një studente 20-vjeçare është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e kryeqytetit, pasi dyshohet se është autore e 4 vjedhjeve në disa dyqane të një qendre tregtare në Tiranë.
Sipas burimeve të policisë lokale, mësohet se Gerisa Vrapi është arrestuar në flagrancë nga policia teksa tentonte të kryente vjedhjen e radhës në një tjetër dyqan.
Sipas policisë, 20-vjeçarja ka vjedhur në katër dyqane të ndryshme të veshmbathjeve firmato, rroba me një vlerë totale mbi 1 milion lek (të vjetra).
Vjedhjet e studentes
1. Më datë 07.11.2015, në ambientet e një qendre tregtare, shtetases E. V., vjeç 22, banuese në Tiranë, në dyqanin e saj, i ka vjedhur portofolin me 50.000 lekë dhe disa sende kozmetike.
2. Më datë 07.11.2015, në ambientet e një qendre tregtare, shtetasit H. N., vjeç 25, banues në Tiranë, në dyqanin e tij, i ka vjedhur një bluzë femrash me vlerë 20 000 lekë.
3. Më datë 07.11.2015, në ambientet e një qendrës tregtare, shtetasit E. K., vjeç 23, banues në Selitë, në dyqanin e tij, i ka vjedhur një bluzë femrash me vlerë 23 000 lekë.
4. Më datë 07.11.2015, në ambientet e një qendre tregtare, shtetasit A. M., vjeç 55, banues në Tiranë, shefi i shërbimit të sigurisë private, në një dyqan, i ka vjedhur 2 bluza femrash me vlerë 30 000 lekë.











