• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/Progres-raporti i KE: Shqipëria “njëfarë progresi” por i pamjaftueshëm

admin by admin
9 November, 2015
in Tetor_Dhjetor_2015
0
DETAJE/Progres-raporti i KE: Shqipëria “njëfarë progresi” por i pamjaftueshëm
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë mund të jetë edhe më i ashpër se sa pritej. Top channel ka zbardhur disa detaje të tij një ditë para se ai të publikohet ku thuhet ndër të tjera se në 5 cështjet e lëna si detyrë për Shqipërinë vendi vecse ka bërë ‘njëfarë progresi”.

Megjithëse nuk përmendet fjala “dekriminalizim”, Komisioni Europian vlerëson në kriterin politik se “janë ndërmarrë hapa për të propozuar ligj mbi përjashtimin e të dënuarëve për krime nga postet publike”, ndërsa do të konsiderojë se “zgjedhjet lokale të 21 Qershorit qenë një mundësi e humbur për të përjashtuar nga listat elektorale kandidatët me të dhëna kriminale në të kaluarën”.

Në tërësi, zgjedhjet e fundit lokale “u mbajtën pa incidente të mëdha”, por Brukseli do të përsërisë shqetësimin mbi “paanshmërinë dhe profesionalizmin” e autoriteteve zgjedhore, si dhe “nevojën për të trajtuar politizimin në përgjithësi të procesit elektoral” dhe problemet e hasura, përmes “rezultateve konkrete në ndjekjen e rekomandimeve” të OSBE-ODIHR.

Funksionimi i Parlamentit do të njoh “njëfarë progresi” me përmirësimin e transparencës së procesit legjislativ. Në vlerësimin e dialogut politik do të kujtohet marrëveshja e Dhjetorit 2014, por duke kërkuar “përpjekje më sistematike për të tejkaluar kulturën përçarëse politike dhe për të siguruar një dialog më konstruktiv ndërpartiak”.

Ndër prioritetet kyçe, “progres i mirë” pritet për reformën e administratës publike, ku kërkohet që të vijojë demonstrimi për një rekrutim transparent e të bazuar mbi merita, të përmirësohet koordinimi sektorial, mekanizmat e monitorimit të performancës, mbledhja dhe informimi i të dhënave të besueshme për zbatimin e ligjit për nëpunësit civil, si dhe forcimi i sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Reforma në drejtësi, prioriteti i dytë kyç i KE-së, do të vlerësohet me “njëfarë progresi”, megjithëse në këtë kapitull, vendi pritet të konsiderohet “në fazë fillestare të përgatitjes”. Pas vlerësimit për formimin e komitetit parlamentar “ad hoc” për reformën e thellë dhe gjithëpërfshirëse në drejtësi, do të përmendet nevoja për të trajtuar problemet që lidhen me pavarësinë, llogaridhënien dhe efiçencën e sistemit të drejtësisë, me sigurimin e të dhënave, si dhe mbetet plotësimi i vendeve vakante për Gjykatën e Lartë dhe gjykatat administrative, menaxhimi elektronik i veprimtarisë së gjykatave dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore, përfshirë publikimin e tyre në kohë.

“Njëfarë progresi” pritet dhe për prioritetin tjetër kyç të luftës ndaj korrupsionit, ku vendi ka “njëfarë niveli të përgatitjes”. Por, pritet të përsëritet, si në të kaluarën, se “korrupsioni mbetet i gjithëpërhapur”, ka pak raste të konfiskimit të pasurive dhe konsiderohen “të kufizuara” gjurmët e provave për hetimet, ndjekjet dhe dënimet, që rezultojnë të ulta, veçanërisht për zyrtarët e nivelit të lartë. Në këtë kuadër, kryesisht, Brukseli kërkon të sigurohet një qasje e drejtpërdrejtë në sistemin e të dhënave, gjurmë provash të qëndrueshme dhe forcim të efiçencës së hetimeve.

Njëjtë (“njëfarë progresi” e “njëfarë niveli të përgatitjes”) pritet të vlerësohet dhe prioriteti kyç i luftës ndaj krimit të organizuar. Vlerësohen veprimet e policisë në goditjen e krimit të organizuar, veçanërisht ndaj trafikut të drogës, por Shqipëria mbetet vend origjine për trafikun e qenieve njerëzore, i cili shënon një rritje të lehtë krahasuar me të kaluarën. Ndërkohë që vendi “është prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj” dhe “radikalizimi”, vlerësohet rritja e bashkëpunimit ndërkombëtarë, por kërkohet një përfshirje më e gjerë e shoqërisë civile dhe e komuniteteve fetare.

Megjithë progresin e arritur në këtë prioritet kyç, pritet që vendit t’i kërkohet të trajtojë shpeshtësinë e ulët për rastet e dënimeve përfundimtare, një reagim më të shpejtë të Prokurorisë pas aksionit goditës të policisë, dënimet e pakta për pastrim parash, financimin e partive politike, mungesën e një sistemi të dhënash, rritja e efiçencës së hetimeve mbi krimet e organizuara, të dëshmohet progresi për krijimin e rekordeve të besueshme të të gjitha fazave të procesit të goditjes së krimit nga policia tek gjykata, si dhe krijimin e politikave efektive për burimet njerëzore, përfshirë promovimin në bazë të meritës dhe procesin e transferimit në Policinë e Shtetit.

Legjislacioni për të drejtat themelore (prioriteti i fundit kyç) do të konsiderohet gjerësisht në përputhje me standartet e BE-së, por zbatimi në praktikë mbetet i “kufizuar” dhe “i pamjaftueshëm”. Edhe këtë vit, Komisioni Europian do të përsërisë rëndësinë e zbatimit të të drejtave të pronës dhe përmbylljen e procesit të regjistrimit, kompensimit dhe kthimit të tyre; trajtimin e të drejtave të minoriteteve, sidomos për romët dhe egjiptianët, si dhe forcimi i të drejtave të fëmijëve, përfshirë përmirësimin e drejtësisë për të miturit.

Në shumicën e kapitujve negociues, vendi pritet të konsiderohet me “njëfarë niveli të përgatitjes” ose me “përgatitje të moderuar”. Të drejtat e punëtorëve do të rezultojnë në një “fazë fillestare” dhe “pa progres” gjatë këtij viti.

Megjithëse dokumenti do të konstatojë si “të rrallë” kërcënimin fizik të gazetarëve, liria e shprehjes rezulton “pa progres” gjatë këtij viti dhe në këtë kapitull, vendit i njihet “njëfarë niveli përgatitës” për negociatat e anëtarësimit. Probleme has zbatimi i barabartë i ligjit mbi mediat, pavarësia e organeve rregullatore dhe e transmetuesit publik, përfshirë bordi drejtues i tij, si dhe transparenca për reklamat shtetërore.

Brukseli pritet të vlerësojë se në Shqipëri “mbizotëron toleranca fetare”, por shënon prishjen “në rrethana të paqarta” prej autoriteteve shqiptare të një kishe ortodokse më 12 gusht në Dhërmi.

“Nivel i mirë i përgatitjes” shkon për kapitullin 31, ku vendit do i njihet përputhja e plotë me politikat e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, por do të përsëritet se marrëveshja dypalëshe me SHBA-të për mosdorëzimin e shtetasve në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve vijon të jetë e papajtueshme me parimet udhëzuese relevante të BE-së.

Megjithëse njihet “njëfarë progresi” gjatë këtij viti, KE e konsideron të nevojshme përmirësimin e shkatërrimit të armëve dhe municioneve. Vendi shquhet për pjesëmarrje aktive në Dialogun e Nivelit të Lartë e në Grupet e Përbashkëta të Punës, ndërsa vijon njësoj “zbatimin pa pengesa” të MSA-së. Arta Tozaj

Previous Post

DRITAN PRIFTI/ Meta poshtëron Ramën si asnjëherë më parë, i ofroi më gomarin në gjithë tufën e tij

Next Post

Dritan Zagani tregon bisedën me oficerin italian Giuliani

admin

admin

Next Post
Dritan Zagani tregon bisedën me oficerin italian Giuliani

Dritan Zagani tregon bisedën me oficerin italian Giuliani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.