Një ndër zyrtarët e lartë të mbikqyrjes së bizneseve, Drejtoresha për Mbikëqyrjen e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali ka dhënë dorëheqjen nga ky post.
Mësohet se Sufali ka dorëzuar dorëheqjen prej tri ditësh por fakti nuk është publik.
Luneda Sufali është në postin e drejtoreshës që nga tetori i vitit 2013.
Kjo është dorëheqja e dytë e rëndësishme nga zyrat që lidhen me të ardhurat në vend. Pak muaj më parë drejtori i policisë tatimore dha dorëheqjen.











