Astrit Patozi Deputeti i Partisë Demokratike tha se dorëheqja e Nasip Naços nga posti i ministrit të Drejtësisë është “provë e faktit që kemi një qeveri të rrëzuar”, por ai shtoi se me këtë ndërrim, që nga dje, kryeministër është Ilir Meta dhe jo më Edi Rama.
Astrit Patozi:
“Ju thoni që është ndryshuar një ministër por unë ka të paktën një muaj që deklaroj se ka rënë qeveria dhe unë i qëndroj kësaj pikëpamjeje. Dje ishte një provë, e faktit që ne kemi një qeveri të rrëzuar. Dje nuk është rrëzuar Ministri i Drejtësisë por në fakt është ndërruar kryeministri. Nga dje nuk kemi kryeministër Edi Ramën por kemi kryeministër Ilir Metën”
Ndërkohë Deputeti socialist Bashkim Fino nuk e komentoi gjatë këtë ndryshim në qeveri, duke thënë se ky është një koalicion mes dy partnerëve dhe se
kryetari i LSI-së nuk i imponohet
kryemini
strit.

Bashkim Fino:
“Ky është mendimi im personal. Vlerësoj punën e Naços, shpresoj qe ministri i ri të jetë në lartësinë e tij. Unë nuk mendoj që kryetari i LSI-sëi imponohet kryeministrit, ata janë dy partnerë kan kontratë të përbashkët për të qeverisur”
Deklaratat e deputetëve u bënë për gazetarët paraditen e sotme jashtë ambienteve të kryesisë së Kuvendit.












