11 vjeçari që po çudit botën është një nga sipërmarrësit më të sukseshëm dhe arrin të fitojë 1500 euro në jave në biznesin e ëmbëlsirave. Emri i tij është Henry Patterson dhe është sipërmarrësi më i ri në botë. Henry ka hapur një dyqan me ëmbëlsira dhe ka produkte të rreth 70 kompanive.

Aktivitetin e tij në fushën e biznesit e nisi përpara 4 vitesh. Kur ishte 7 vjeç, Henry shiste pleh organik, 1 sterlinë për thes. Më pas nisi që të shiste ne eBay objekte të blera në tregjet e bamirësisë. Tani vogëlushi është sipërmarrës dhe ka në emrin e tij marketin ‘Not Before Tea’, që përveç ëmbëlsirave shet edhe çanta, rroba dhe libra. Aktiviteti i tij ka një faqe internetit, e mund të gjendet edhe në Youtube.













