• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Djegia e Laboratorit me urdhër nga lart, u zhdukën provat për 30 dosje kriminale

admin by admin
10 November, 2015
in Kronika
0
Djegia e Laboratorit me urdhër nga lart, u zhdukën provat për 30 dosje kriminale
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, në PD, Enkelejd Alibeaj, ka vijuar sërish sot me denoncimin e zhdukjes së provave, për disa dosje kriminale, pas aktit të qëllimshëm të djegies së Laboratorit Shkencor të Kriminalistikës.
Sipas Alibeajt, “djegia e provave brenda laboratorit është një nga krimet më të rëndë të dy dekadave të fundit. Pas denoncimit të këtij akti, Tahiri nxori si shkak një neon.  Fakti është se sot mungojnë provat për 30 çështje penale, për 30 raste të trafikut të drogës. Kjo nuk mund të ndodhë veçse me urdhër dhe porosit të veçantë. Ka rregulla të caktuar dhe kamera për ruajtjen e provave. Thasët mbaheshin prej shtatë muajsh ndërkohë që kodi procedurës parashikon që analizat bëhen brenda 3 muajve”, denoncoi Alibeaj.
Sipas tij, ky akt i qëllimshëm tregon edhe rënien e shtetit dhe se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë të përfshirë drejtë për drejtë.
“Laboratori Shkencor Kriminalistik është siguria e shtetit, dëshmia e ekzistencës së shtetit. Kur bie ky, shteti nuk ekziston. Ekziston shteti tjetër i Edi Ramës, i mafies, i trafikantëve. Ky shtet shkon deri te eliminimi i provave të bandave kriminale. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë të përfshirë drejtë për drejtë në këtë krim të rëndë”, përfundoi denoncimin e tij Enkelejd Alibeja, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në PD.

Deklarata e plotë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj

enkelejd alibeja 11“Djegia e provave për bandat e trafikut të drogës brenda laboratorit kriminalistik, është padyshim një nga krimet më të rënda shtetërore në dy dekadat e fundit.
Në fillim, Ministri u mundua ta fshehë si ngjarje.
Më pas kur opozita e denoncoi, pas shqetësimit që ngritën oficerët profesionistë e të ndershëm, Tahiri nxori si shkak një neon.
Por edhe kjo alibi u rrëzua.
Fakti është se sot mungojnë provat për 30 çështje penale, për 30 raste të trafikut të drogës.
Duke qenë një institucion kyç, i një rëndësie të veçantë, shkatërrimi i provave në këtë mënyrë nuk mund të ndodhë përveçse me urdhër e me porosi nga lart.
Ka udhëzim të veçantë policie për ruajtjen e këtij institucioni, ka kamera vëzhguese dhe siguri maksimale.
Por anomalitë janë shtuar kohët e fundit, dhe bimët narkotike mbaheshin në thasë deri në 7 muaj pa iu bërë ekspertiza, ndërkohë që Kodi Procedurës Penale thotë se aktet duhen bërë brenda 3 muajve.
Përpjekja për ta mbyllur si ngjarje, për ta cilësuar një defekt teknik, është një vërtetim më shumë se pas djegjes së provave për trafikantë e banda të rrezikshme në vend, qëndron Saimir Tahiri dhe Edi Rama.
Laboratori kriminalistik, aty ku ruhen provat, është siguria e shtetit. Është dëshmia e ekzistencës së shtetit.
Kur bie dhe kjo instancë kyçe për luftën ndaj krimit dhe për vendosjen e drejtësisë, atëherë shteti nuk ekziston.
Ekziston një shtet tjetër, ky i Edi Ramës, shtet kriminal.
Shtet i mafies, i trafikantëve.
Shiheni deri ku shkon shërbimi ndaj krimit, deri në asgjësimin e provave në laboratorin kriminalistik, që bandat e trafikantët ti shpëtojnë ligjit.
Kjo është një nga çështjet më serioze sot të vendit. Prokuroria duhet të bëjë hetime energjike, të plota e të pandikuara nga segmentet e qeverisë, nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama, që janë vetë të përfshirë në këtë krim të madh”.

Previous Post

E RALLË/ 11 vjeçari është sipërmarrësi më i suksesshëm, fiton 1500 euro në javë

Next Post

Xhoana Nano hedh në gjyq Bashiknë e Tiranës

admin

admin

Next Post
Xhoana Nano hedh në gjyq Bashiknë e Tiranës

Xhoana Nano hedh në gjyq Bashiknë e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.