• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Rama fajtor për moshapjen e negociatave

admin by admin
10 November, 2015
in Politika
0
Basha: Rama fajtor për moshapjen e negociatave
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas marrjes së raportit të progresit nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Lulzim Basha fajësoi drejtpërdrejtë Edi Ramën si përgjegjësin kryesor për mungesën e hapjes së bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Fakti është që përgjegjësia për moshapjen e negociatave është e atij që më 21 qershor pamundësoi zgjedhje demokratike duke shkatërruar procesin zgjedhor. Përgjegjësia është e njeriut që edhe sot e kësaj dite zvarrit pafundësisht konsensusin për dekriminalizimin duke u bërë mburojë e njerëzve që promovoi në Parlament dhe pushtetin vendor, individë vrasës, të lidhur me drogën dhe prostitucionin. Moshapja e negociatave është përgjegjësi e njeriut që nga njëra anë ngre gishtin tek gjyqësori, por nga ana tjetër refuzon të emërojë gjyqtarët në Gjykatën e Lartë sepse përdor si mazha gjyqtarët me mandat të skaduar”, tha Basha.
Megjithatë, sipas Bashës, dëmi që po i shkakton kjo qeveri vendit, nuk është vetëm politik, por edhe ekonomik. Për këtë ai ripërsëriti akuzat e opozitës për disa emra të kabinetit qeveritar si Ilir Beqajn, që opozita e akuzon për korrupsion me tenderat në shëndetësi, Damian Gjiknurin për marrëveshjen me CEZ, Saimir Tahirin, që e akuzon për lidhje me trafikun e drogës dhe Arben Ahmetajn, për tender korruptiv për landfillin e Elbasanit.
Basha vlerësoi se raporti trajton shqetësimet e mëdha të vendit, për të cilat akuzoi kryeministrin Rama se nuk po reflekton për këtë.
“Nuk ka asgjë të përbashkët ëndrra jonë europiane me këtë qeveri. Mosreflektimi i Edi Ramës nuk është më risi për shqiptarët. Shqipëria është i vetmi vend me statusin kandidat pa negociata të hapura”, shtoi Basha.
Më tej, kreu i opozitë ripërsëriti thirrjen për mosbindje civile.
“Mosbvindje civile dhe të marrim në dorë fatet e vendit si europianë sepse kjo qeveri është në muzgun e saj dhe përpara e pret një natë e errët e zullumit. Koha ka ardhur që të reagojmë të gjithë së bashku”, mbylli fjalën e tij Basha.

 
Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha
•Cenimi i votës së lirë, korrupsioni galopant, kriminalizimi i qeverisjes janë arsyet e mos hapjes së negociatave për anëtarësim në BE
•Eshtë koha që qeverisë dhe shumicës Rama-Meta ti tregojmë vendin përmes akteve të mosbindjes civile,’të vrasjes së frikës dhe të marrjes në dorë të fateve të vendit, si europianë në mënyrë dhe procese demokratike.

“Sapo përfundova takimin zyrtar me ambasadoren Vlahutin e cila më dorëzoi raportin vjetor të Komisionit Europian, raport të cilin e vlerësoj për seriozitetin dhe për besueshmërinë në të cilin trajton shqetësimet e mëdha dhe problemet e thella që po kalon vendi. Raport, i cili në kushte normale duhet të përbëjë planin e punës për çdo qeveri.
Për fat të keq, qëndrimi zyrtar i kreut të ekzekutivit tregon se kjo shumicë dhe ky kryeministër, në vend të analizimit me realizëm të problemeve që paraqet raporti për ti hapur rrugë një reflektimi në funksion të korrigjimit të kursit të gabuar politik, i la vend edhe njëherë një shfaqe aspak prej shtetari, një shfaqe bufatorike sulmesh kundër cilido që kishte përpara përfshirë edhe median, dhe  një kanosje të mirë-kalkuluar për të hequr çdo përgjegjësi nga vetja.
Fakti është që përgjegjësia për mos-hapjen e negociatave është e atij që më 21 Qershor pamundësoi zgjedhje të vërteta demokratike duke shkatërruar procesin zgjedhor siç demonstroi raporti i ODIHR dhe përsërit raporti i Komisionit Europian.
Përgjegjësia për mos-hapjen e  negociatave është e njeriut i cili edhe sot e kësaj dite zvarrit pafundësisht konsensusin për ligjin për dekriminalizimin duke u bërë efektivisht përsëri mburojë e njerëzve që vetë promovoi në parlament, në pushtetin vendor, individë me rekorde kriminale, trafikantë të drogës, të prostitucionit, vrasës, të cilët sot në mënyrë të përsëritur i mbron duke mospranuar marrëveshjen e firmosur një vit më parë me ndihmën e Parlamentit Europian.
Përgjegjësia për mos-hapjen e  negociatave është e njeriut i cili nga njëra anë ngre gishtin tek alibia e gjyqësorit por nga ana tjetër, siç raporti thotë qartë, refuzon të plotësojë vendet vakante në Gjykatën e Lartë pikërisht se përdor gjyqtarët me mandat të skaduar si masha për një pseudoreformë me qëllim kapjen e drejtësisë.
Përgjegjësia është e njeriut , i cili  sipas dokumenteve zyrtare të shtetit shqiptar,  ka përgjegjësi për 777 milionë euro dëm ekonomik, është  përgjegjës për 600 milionë euro të falura përmes një marrëveshje korruptive të CEZ Albania, është  përgjegjës për vjedhjen e 1 milionë dollarëve në ditë nga doganat dhe tatimet e shqiptarëve përmes kontrabandës dhe evazionit fiskal, që janë shtyllat e informalitetit në Shqipëri e për të cilat një grusht oligarkësh pasurohen bashkë me qeveritarët e korruptuar shqiptarë nuk ndëshkohen, ndërkohë që njerëzit e thjeshtë goditen me kërbaç, me arbitraritet, kërcënohen dhe burgosen për një kupon.
Përgjegjësia për mos-hapjen e negociatave është e një qeverie të korruptuar me një kryeministër të korruptuar, i cili sot e kësaj dite refuzon të largojë nga kabineti i tij ministrin e Shëndetësisë, hajdutin Beqja të kapur me 28 tendera me 11 milion euro, refuzon të largojë Damian Gjiknurin të kallëzuar penalisht për humbjen e 479 milionë eurove, refuzon të largojë Arben Ahmetajn ku vetëm këmba poshtë derës i tregon 300 mijë euro në muaj, pra 10 mijë euro në ditë me tenderin korruptiv  të landiflldit të Elbasanit, refuzon të largojë ministrin e vetëm të Brendshëm në Europë i cili komunikon me bandat e narkotrafikut për ti lajmëruar dhe për ti treguar se nuk është ai pas aksioneve të suksesshme në koordinim me partnerët tanë.
S’ka si të jetë ndryshe, se njeriu që ka përgjegjësinë për ti marrë këto vendime të vështira por të  domosdoshme, për të prerë këtë nyje gordiane, për tia hapur dyert e integrimit europian Shqipërisë, është njeriu që milionat e mbledhura me kërbaç me gjakun e shqiptarëve , me vetë  flijimin e tyre ia jep me një dorë Carapulit të vilës së Surrelit dhe me dorën tjetër Papulit të vilës së Dardhës apo të Durrësit, njeriu për të cilin një tjetër organizatë partnere e Bashkimit Europian, OSBE në raportin e saj të punës thotë se zotëron  një pasuri prej 200 milionë eurosh.
Nuk kanë asgjë të përbashkët ëndrra jonë europiane, aspiratatat tona evropiane, me këtë realitet të dhimbshëm të një populli që varfërohet e goditet çdo dite  dhe të një qeverie që pasurohet e bëhet çdo ditë e më arrogante.
Mos-reflektimi i Edi Ramës, edhe pas këtij raporti, nuk është më risi për shqiptarët. Nuk reflekton Edi Rama edhe kur shikon apo kur duhet të shikojë vuajtjet dhe problemet e qytetarëve  anembanë vendit, kur flet opozita jo e jo, me median e ka tashmë të gatshme recetën e përbuzjes, e përbaltjes, sulmit dhe akuzave. Ndaj nuk kishte si të reagonte as ndaj këtij raporti të Komisionit Europian, i cili për fat të keq Shqipërinë e rendit të vetmen në Ballkan me statusin e vendit Kandidat e pa negociata të hapura, sepse është vendi nga i cili shqiptarët largohen  masivisht për të kërkuar azil, për të kërkuar shpresë për shkak të arbitraritetit dhe represionit të kësaj qeverie.
Ndaj është koha që qeverisë dhe shumicës Rama-Meta ti tregojmë vendin përmes akteve të mosbindjes civile, të vrasjes së frikës dhe të marrjes në dorë të fateve të vendit, si europianë në mënyrë dhe procese demokratike.
 

Previous Post

Presidenti Nishani dekreton shkarkimin e Naços dhe emërimin e Manjanit

Next Post

Kavajë, italiani aksidenton për vdekje 48-vjeçaren

admin

admin

Next Post
Kavajë, italiani aksidenton për vdekje 48-vjeçaren

Kavajë, italiani aksidenton për vdekje 48-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.