Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur rëndë sontebpas një kasidenti automobilistik në Mullet. Një automjet me targa AA 217 AT, me drejtues shtetasin A.T, është përplasur me një bordure, ku si pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë menjëherë.
Gjithashtu në gjendje të rëndë ndodhet edhe pasagjeri i cili udhetonte në këtë automjet identitetin e të cilit nuk e kemi konfirmuar ende.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.











