Mediat greke ka publikuar te tjera detaje lidhur me vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar. Sipas tyre behet e ditur se i riu ishte me origjinë nga Vlora.
Në vendin e ngjarjes policia gjeti dhjetëra gëzhoja. Lidhur me ekzekutimin e tij, policia greke tha se ka disa pista, ku më e mundshmja është ajo e larjes së hesapeve mes bandave, pasi në skedat e autoriteteve viktima rezulton si i implikuar në trafikun e drogës.
Por hetimi është shtrire edhe në pistën e konkurrencës, pasi 35-vjeçari kishte një pikë shitje automjetesh dhe kohët e fundit kishte pasur disa konflikte me konkurrentët e tij.












