Qeveria shqiptare ka arritur në marëveshje me FMN pas 6 muaj që ishin ngrirë marrëdhëniet fill pas anulimit të kredisë për qeverinë shqiptare. Vendi do t’ia dalë të marrë dy këste të kredisë me vlerë afro 60 milionë euro, pas shqyrtimit që do t’i bëjë kërkesës Bordi i Fondit në Uashington në janar të 2016-ës.
FMN vazhdon të ketë rezerva pasi nuk është arritur të mblidhen të ardhurat por serish kanë bërë një lëshim për të inkurajuar luftën kundër informalitetit dhe për hir të reformave në sektorin energjisë.
Megjithatë shefja e misionit, Anita Tuladhar tha se në luftën kundër informalitetit duhet të ndiqen praktikat me të mira ndërkombëtare.
“Ajo qe ne synojmë është një zgjerim i bazës tatimore e shoqëruar me përmirësim te përmbushjes se detyrimeve te subjekteve, e shoqëruar me drejtësi dhe drejtpeshim, kjo do te përmirësoje klimën e biznesit dhe do te sjelle rritje te investitorëve te huaj. Nëse ata shohim se ka evazion dhe shmangie te taksave do te mendojnë se nuk ka klime konkurruese. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të ndjekë praktikat më të mira ndërkombëtare në luftën kundër informalitetit”, tha ajo në konferencën e sotshme për shtyp.
Lajmi i eurobondit ka bërë që Banka e Shqipërisë të shtojë besimin se kredidhënia do të rritet. Guvernatori Genti Sejko kërkoi nga klasa politike më shumë konsensus në mënyrë që të shtojë besimin te investitorët e huaj ndërsa nga qeveria kërkoi rritjen e transparencës.
FMN publikoi parashikimin e saj të korrektuar të rritjes ekonomike. E cila do të jetë 2.5 – 2.7 për qind këtë vit ndërsa vitin tjetër 3 – 3.5 për qind.
Parashikimet u ulën, sipas tij, sepse u ulën edhe shumë çmime të paparashikuara në bursat botërore si nafta, kromi, bakri, ndërsa dhanë efekt të përkohshëm edhe ristrukturimi i ekonomisë.
Ndërsa ministri i financave Shkëlqim Cani tha se rritja rreth 2.7 për qind e ekonomisë erdhi prej paqëndrueshmërisë së faktorëve të jashtëm.
Ai tha se eurobondin e emetuar me sukses nga Shqipëria, në vlera gati dyfish nga shuma e parashikuar, do të ndihmojnë shlyerjen e borxheve dhe kreditim më të madh. Ministri Cani tha se buxheti i vitit 2016 nuk rrit taksat, madje mund të ulë taksat në disa sektorë jetikë si bujqësia.












