Qeveria ka shkarkuar dy drejtorë që i përkisnin LSI-së në Gjirokastër. Vetëm një ditë pas Meta shkarkoi Nasip Nacon edhe pse Rama deklaroi se nuk do të kishte ndryshime në qeveri, ky i fundit ka hequr drejtorin e spitalit të Gjirokastrës.
Drejtori i Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, Armand Mamani u largua nga puna pas inspektimit të realizuar ditët e fundit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë spital. Ministri Ilir Beqja ka nxjerrë urdhërin e shkarkimit.
Në vend të tij është emëruar kryetari i këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, Roland Karalli. Karalli është mjek kirurg ndërsa në këshill është përfaqësues i PS-së.
Po kështu raportohet edhe për dorëheqje të drejtorit të Tatimeve, Krenar Kulla, i njohur si një prej njerëzve të afërt të Vangjel Tavos. Në vend të tij është komanduar Mehmet Cenaj.












