• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Historia e prekëse e prifti fierak të Dioqezës së Firences që fitoi përqafimin e Papa Franceskut

admin by admin
10 November, 2015
in Global Image
0
FOTO/ Historia e prekëse e prifti fierak të Dioqezës së Firences që fitoi përqafimin e Papa Franceskut
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prifti shqiptar i Dioqezës së Firences u përqafua nga Papa Françesku pasi tregoi historinë e tij prekëse të emigrimit dhe vuajtjet që hasi në Itali. Ai quhet Bledar Xhuli nga Fieri, dhe në moshën 16-vjeçare u largua nga Shqipëria, si shumë të tjerë për një jetë më të mirë.
bledar xhuli1Don Bledar Xhuli është një emigrant shqiptar, i cili mbërriti në Itali pas rënies së komunizmit. Para Papës Françesku e delegatëve të Kuvendit Kishtar Italian, mbledhur në Firence me temën “Në Krishtin, humanizmi i ri”, dha këtë dëshmi:

“I dashur Papa Françesku, quhem Bledar Xhuli
Jam këtu për të treguar se e kam takuar Krishtin në jetën time. Jam lindur në Fier, në Shqipëri, në një familje ateiste. Pas rënies së diktaturës, prindërit e mi, që punonin për shtetin, humbën punën, nuk kishte asnjë perspektivë për të ardhmen.
Në vitin 1993, 16 vjeç, vendosa kështu të nisem për të punuar në Itali, për të realizuar një ëndërr e pastaj, për t’u kthyer në Shqipëri. Me një pasaportë false kapërceva Adriatikun me anije, duke menduar se do të gjeja lehtësisht punë e shtëpi, por shpejt, zbulova se nuk ishte kështu. Fakti se isha klandestin dhe i mitur nuk e përmirësonte gjendjen.
Duke lëvizur nëpër qytete të ndryshme të Italisë, flija jashtë në stacionet hekurudhore. U ndala në Firence, ku një bashkatdhetar më tha se kishte mundësi për të ngrënë e për të fjetur gratis: në të vërtetë flinim nën një urë të gjatë ‘Mugnone’ dhe hanim në mensën e Karitasit.
Rrotullohesha gjithë ditën duke kërkuar punë, por pa dokumente, ishte e pamundur. U bija veglave në kisha për të kërkuar lëmoshë e ndihmë. Shpesh, natën, nuk flija dot nga të ftohtët e lagështira, por edhe sepse gjendesha në një situatë më të keqe se më parë e nuk mund të kthehesha mbrapsht, për shkak të parave të marra borxh për të kaluar detin. Fshehtas nga të tjerët, natën qaja e bërtisja i dëshpëruar. Zoti e dëgjoi zërin e të dëshpëruarit.
bledar xhuli2Një ditë, më 2 dhjetor 1993, trokita në kishën e Shën Gjervazit, jo për të kërkuar lëmoshë, por për të marrë një letër. Prifti, Don Giancarlo Setti, filloi të më pyeste kush isha e çfarë bëja. Nuk më dha lëmoshë, por u interesua për mua. Kur i thashë se flija nën urë e se isha 16 vjeç, nuk arrinte ta besonte. Filloi të telefononte për t’u kërkuar ndihmë njerëzve, që njihte, por çështja nuk ishte e lehtë. Më tha të kthehesha të nesërmen, duke më premtuar të gjente një zgjidhje.
Ditën tjetër, pasi nuk kishte gjetur gjë, më tha, ‘për mua, ka trokitur Jezusi, prandaj eja e rri në shtëpinë time’.
Më la të hyj e të banoj në shtëpinë e tij si të isha i biri, jo për një ditë o një muaj, por për gati 10 vjet, deri në vitin 2002, kur vdiq pas një sëmundjeje të rëndë. Një bujari e mikpritje, që më lanë pa mend. E më bëri të kuptoj një të vërtetë të madhe: isha klandestin, por jo keqbërës. Qe takimi i parë me Krishtin, pavarësisht se nuk isha i vetëdijshëm për këtë.
Falë tij, gjeta punë në një pompë benzine e rifillova studimet, duke u diplomuar si llogaritar. U regjistrova pastaj në fakultetin e Shkencave Politike dhe vazhdova të punoj si menaxher i një firme shumëkombëshe.
bledar xhuli3Duke banuar në famulli, frekuentoja të rinjtë e moshës sime; të dielën, në orën 11.00, zhdukeshin të tërë për të shkuar në kishë. Shkova edhe unë, ‘për të mos mbetur vetëm’. Mesha më pëlqeu shumë, sidomos leximet liturgjike, që nuk i njihja, si edhe këngët, që ma gëzonin zemrën e më kujtonin të dashurit, larg.
Në meshën e dytë, ku mora pjesë, duke ndjekur shembullin e të tjerëve, u vura në radhë për Kungimin, të cilin meshtari ma mohoi e unë mbeta shumë keq. Kur e pyeta përse, në sakresti, m’u përgjigj se nuk isha i pagëzuar. Doja të pagëzohesha menjëherë për të marrë Kungimin, por m’u përgjigj se nuk ishte e mundur: duhej të përgatitesha e të bëja katekizëm! Pranova me gëzim e çdo mbrëmje, kur kthehesha nga puna e nga shkolla e natës, bëja një orë katekizëm.
Natën e Pashkëve të vitit 1994 mora Pagëzimin, Krezmimin dhe Kungimin, sipas ritit për të rriturit. Takim tjetër me Krishtin! Zbulova gradualisht se Pagëzimi ishte një fillim i ri. Fillimi i një udhe shpirtërore, e cila, duke kaluar përmes studimit e punës, më bëri të zbuloj thirrjen për meshtari gjatë Jubileut të vitit 2000. ‘Mbaro universitetin, që ke filluar e, ndërkohë, do të verifikosh edhe thirrjen. Zoti nuk ngutet – më tha Don Setti – shpesh, jemi ne, që nuk kemi shumë durim’.
Fatkeqësisht, më 22 shtator 2002, ai vdiq.
Duke ndjekur këshillën e tij, pas diplomës universitare, hyra në seminarin dioqezan, ku kam jetuar 7 vite të mrekullueshme me lutje, studim e vëllazërim. Që nga 11 prilli i vitit 2010 jam meshtar i Kishës së Firences.
bledar xhuli - papa francesku2Për 5 vjet kam qenë zëvendës famullitar në San Casciano, i pritur si në një familje nga famullitari dhe nga bashkësia. Nga janari i këtij viti jam famullitar i Shën Marisë në Kampi, një bashkësi plot gjallëri e bujare, ku nuk mungon as puna baritore, as ajo shpirtërore.
Si të gjithë meshtarët, përpiqem t’i shërbej Zotit dhe vëllezërve në gëzimin e në lodhjen e përditshme për të jetuar këshillën e marrë në ditën e shugurimit meshtarak, kur ipeshkvi, duke më dorëzuar Ungjillin, më tha: jeto atë, që u mëson të tjerëve!
Në dashurinë, në afërsinë dhe në lutjen e shumë njerëzve e familjeve, kam takuar Krishtin: e kam zemrën plot mirënjohje, pavarësisht se kam provuar shpesh vështirësi për ta shpërblyer këtë bujari.
Duke e zgjeruar frymëmarrjen e këtij Kuvendi të Kishës Italiane në këndvështrimin ndërkombëtar, dua t’ju them faleminderit nga zemra për udhëtimin tuaj në Shqipëri. Inkurajoi jo vetëm Kishën, por edhe mbarë vendin për të fluturuar lart si shqiponjat.
Duke pasur parasysh titullin e Kuvendit të Kishës sonë Italiane ‘në Krishtin, humanizmi i ri’ e duke iu kthyer fjalëve të don Setti-t ‘për mua trokiti Krishti’, pas 22 vjetësh mund të pohoj – i dashur Papa Françesku – se Krishti nuk ishte i pranishëm në atë që trokiste, por në atë që hapi derën. E akoma sot, në prag të hapjes së Vitit Jubilar të Mëshirës, i përsërit Kishës dhe botës, ‘trokisni e do t’ju hapet’”.

Previous Post

Këshilltari i Ilir Metës: Rama dhe Meta, bashkë vetëm për shkak të pushtetit

Next Post

Horoskopi, 11 Nëntor 2015/ Yjet thonë për JU

admin

admin

Next Post
Horoskopi, 11 Nëntor 2015/ Yjet thonë për JU

Horoskopi, 11 Nëntor 2015/ Yjet thonë për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.