Dy krerët e partive më të mëdha të koalicionit qeverisës, Edi Rama dhe Ilir Meta, janë duke darkuar s bashku.
Ata janë te një lokal te Pazari i ri në Tiranë.
Në darkë mësohet se janë edhe kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministri i Drejtësisë Petrit Vasili.
Besohet që pjesë e diskutimit midis tyre është e ardhmja e koalicionit midis tyre.
Ndërsa PS nuk e ka fshehur “dëshirën” për koalicion me LSI, nga ana e saj, partia e drejtuar prej Ilir Metës ende deri tani nuk”i ka dhënë ndonjë shpresë” aleatit të saj të PS-së.











