“30 milionë euro në vitin 2014 kanë hyrë cigare kontrabandë në Shqipëri”.
Kent Brown
Akuzën për megakorrupsion e ka bërë Kent Brown ish-zëvendëspresidenti i “Japan Tobacco International”. Këtë deklaratë Brown e ka bërë gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve “Vangjush Gambeta” që po zhvillohet në Prizren.
Kent Brown në vitin 1996 u emërua zëvendëspresident i qeverisë për marrëdhëniet ndërkombëtare të Japan Tobacco International për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Aktualisht ai shërben si këshilltar strategjik në “Japan Tobacco International”.











