• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: PD në krah të kërkesave të qytetarëve për të rrëzuar qeverinë

admin by admin
13 November, 2015
in Politika
0
Basha: PD në krah të kërkesave të qytetarëve për të rrëzuar qeverinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur protestën e tregtarëve sot, ndërsa ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve për tu bashkuar në protesta për rrëzimin e qeverisë. Ai ka akuzuar gjithashtu kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta, se i janë sulur pasurisë së vendit, duke mos u shqetësuar për protestat e qytetarëve.
Në një deklaratë për mediat pas takimit Rama-Meta të zhvilluar ditën e sotme, Basha tha se qeveria shqiptare ka humbur kontaktet me realitetin. Sipas tij, Rama e Meta shqetësohen vetëm për “karriget e tyre”, ndërsa renditi disa nga problematikat kryesore me të cilat përballen sot sipas tij shqiptarët.
“Protestën e tregtarëve në Tiranë e çdo rreth të vendin PD e ka mbështetur dhe e mbështetet në të gjitha format e mënyrat që një parti politike mund ta bëjë këtë. Është një protestë e drejtë për bukën e fëmijëve të tyre. Është e vetmja formë që u ka mbetur për të ngritur zëri e tyre. Por Rama e Meta nuk e kanë parë këtë për këtë se kanë lëvizur sa te njëra vilë qeveritare të tjera.
73 mijë persona kanë humbur vendet e punë në shtator tetor. Kjo ka ndodhur për shkak të arbitraritetit të Ramës e Metës. Ne këtë kohë që këta takohen, me gjasë dhjetëra të tjerë kanë humbur vendet e punës. Ndërsa këta luftojnë për vendet e tyre të punës, kanë shqetësim kryesor të mbrojnë, Beqajt, Tahirët, Kokëdhimët, Kodhelët.
Kemi 100 mijë azilkërkues, 200 mijë aplikues për lotarinë amerikane. Të gjithë duan të ikin. Në vend të reflektojnë e të marrin përgjegjësitë, e të mendojnë se janë ata që me politikat e tyre, rritjen e taksave, gjobat, hajdutërinë, janë shkaktarë të kësaj gjendje; ata turren t’u mbyllin gojën shqiptarëve. Por këtë nuk mund ta bëjnë kurrë.
PD nuk do tërhiqet nga kërkesa e qytetarëve, për t’u bërë gati për të rrëzuar qeverinë e qyqarëve Rama-Meta”, tha Basha.

 

Prononcim i plot për mediat i  kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Pyetje: Kryeministri Rama ka deklaruar se tregtarët po përdoren, në fakt cili është qëndrimi i Partisë Demokratike lidhur me këtë protestë sot dhe lidhur me shifrat e papunësisë, siç raportojnë mediat kanë shkuar 73 mijë?
Lulzim Basha: Së pari dua t’ju them se protestën e tregtarëve në Tiranë, sikundër në Fier, Korçë dhe Shkodër, Partia Demokratike e ka mbështetur dhe e mbështet me të gjitha format dhe mënyrat që një parti politike mund ta bëjë këtë. E mbështes sepse është një protestë e drejtë e njerëzve që po detyrohen për bukën e gojës së fëmijëve të tyre, t’i kthehen mjetit të fundit demokratik që është protesta, ngritja e zërit për të drejtën e tyre.
Problemi është që Edi Rama dhe Ilir Meta nuk e shohin protestën, nuk kanë parë sot, se gjithë këto ditë kanë bërë ecejaket sa nga zyra e tyre te zyra e Mehmet Shehut, se kanë të tjera shqetësime. 73 mijë sipas statistikave zyrtare të Drejtorisë së Tatimeve kanë humbur vendet e punës vetëm muajt shtator –tetor. 73 mijë shqiptarë, 73 mijë familje kanë humbur, të punësuar, me shumë gjasa të vetëpunësuar bukën e gojës për shkak të gjobave, për shkak të taksave të rritura, për shkak të korrupsionit, për shkak të arbitraritetit të Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Këto nuk i shohin sepse ndërkohë që ndodhin këto, ndërkohë që 73 mijë që kanë humbur vendet e punës në atë orë, në këto orë me siguri të tjerë kanë humbur vendet e punës. Këta kanë një preokupim të ruajnë vendet e tyre të punës, të ruajnë garnizonet e hajdutëve të Edi Ramës dhe Ilir Metës që i janë vërsulur pasurive publike. Të ruajnë Damianët, Gjiknurët, Haxhinastot, Tahirët, Beqët, Kodhelët, Kokëdhimët. Ky është shqetësimi kryesor i Edi Ramës dhe Ilir Metës.
Kjo është pra një qeveri që ka humbur çdo lidhje me realitetin. Kjo qeveri është arsyeja që në vetëm dy muaj kemi 73 mijë të papunë sepse në vetëm në një vit kemi 100 mijë azilkërkues në Europë, 200 mijë aplikime për Lotarinë Amerikane, i bie 600 mijë shqiptarë, po ti marrim nga tre veta për familje.
Në vend që të reflektojnë, në vend që të marrin përgjegjësitë, në vend që të kuptojnë që janë ata me politikën e tyre, me korrupsionin e tyre, me rritjen e taksave, me gjobat, me hajdutërinë, shkaktarët e kësaj gjendjeje, ka një dhe vetëm një preokupim: Si t’i mbyllin gojën qytetarëve, si t’i mbyllin gojën opozitës, si t’i mbyllin gojën mediave. Kësaj nuk ka për t’ia arritur kurrë, as kokoshi poturembushur dhe as ortaku i tij krenar dhe i qetë me pazarin e rinovuar.
Pazaret, sikundër opozita, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk do të tërhiqen nga kërkesat e qytetarëve shqiptarë të bëhemi gati dhe të rrëzojmë me gjithë mjetet e ligjshme demokratike qeverinë e kusarëve Rama-Meta.
Faleminderit !

Previous Post

FOTO/ Edi Rama me “çunat e krimit” rrëmbejnë 1200 ikona nga Galeria e Arteve

Next Post

Itali, bllokohen 115 kg drogë, kishin mbërritur me furgon nga Shqipëria në Napoli

admin

admin

Next Post
Itali, bllokohen 115 kg drogë, kishin mbërritur me furgon nga Shqipëria në Napoli

Itali, bllokohen 115 kg drogë, kishin mbërritur me furgon nga Shqipëria në Napoli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.