Foto Ilustruese
Përfshihet nga zjarri papafingoja e një banese në kryeqytet. Burime nga policia lokale bënë me dije se shtëpia është në pronësi të Xhavit Shalës, Drejtor i Qendrës Shkencore dhe Kërkimore në Akademinë e Sigurisë.
Sakaq, nga raportimet e deritanishme mësohet se nga flakët nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sapo u njoftuan për zjarrin, forca policore dhe një autobot i zjarrfikëses mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur lokalizimin e flakëve.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike në papafingon e banesës.
Policia njofton zyrtarisht se, “Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fuat Toptani”, te vilat Gjermane, ka rënë zjarr ne papafingon e banesës së shtetasit Xh. Sh. e cila është shuar nga shërbimet zjarrfikëse. Nga hetimet e para zjarri dyshohet te jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Policia po punon për zbardhjen e plotë te ngjarjes”.











