Forca të shumta të policisë u vunë në alarm dhe kanë rrethuar sot pasdite vilën e kryeministrit Edi Rama në Surrel, pasi u pa se një dron po fluturonte mbi banesën e tij.
Burime thanë se objekti fluturues mbi vilën e kryeministrit në një orar të pazakontë, alarmuan Gardën e Republikës e cila u vu në gatishmëri dhe rrethoi vilën e Ramës.
Në Surrel është parë edhe një prezencë e shtuar e forcave të Policisë së Shtetit.
Dyshohet se droni mund ti përkiste edhe ushtrisë, pasi në këtë zonë ka reparte ushtarake dhe kanë qenë në stërvitje forcat e ushtrisë.











