18 të vdekur dhe një numër njerëzish të plagosur në një restorant në qendër të Parisit pasi një burrë shtiu me armë mbi njerëzit. Personi i armatosur qëlloi në brendësi të restorantit Cambodge dhe në fakt numri i viktimave ende nuk është saktësuar nga policia.
Ndërkohë kane ndodhur edhe dy shpërthime te forta në afërsi të stadiumit Stade de France ku po luhej një ndeshje miqësore Francë-Gjermani.
Presidenti Hollande që po ndiqte ndeshjen u evakua me shpejtësi për arsye sigurie.
Franca ka disa dite qe ngritur sinjalin e alarmit ndaj akteve terroriste.












