Sasia e drogës së sekuestruar një ditë më parë në Mat arrin në 2 ton e 55 kg. Lënda narkotike u gjet në një kontenier në njësinë administrative Baz, ku më herët në një tunel u gjet 200 kg kanabis. Gjithashtu, në kontenier është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov. Për lëndën narkotike është arrestuar një person, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër. Nga ana e policisë vijonë hetimet.











