Policia e Tropojës ka sekuestruar 31 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Në sajë të operacionit të koduar “Liqeni”, droga është gjetur e ndarë në 4 thasë dhe 2 qese plastike.
Policia ka arrestuar poseduesin e drogës, Shiqer Maklekaj 48 vjeç, banues në Breg Lumi në Tropojë. Droga ndodhej në formën e boçes dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Mbi 48-vjeçarin rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.











