Pas ngjarjeve tragjike te ndodhura mbremjen e kaluar në Francë, Policia e Shtetit ka kaluar që prej oreve të mesnates ne gadishmeri te përforcuar, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Sherbime shtese policore jane vendosur në objekte qe konsiderohen me risk, siç janë ambjentet publike me frekuentim te lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore etj.
Policia e Shtetit ka hartuar një plan te detajuar për evidentimin dhe mbikqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn ne territorin shqiptar apo del prej tij.
Gjithashtu Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë per persona te caktuar qe mund te shfaqin tendenca te akteve terroriste.
Policia e Shtetit kerkon gjithashtu bashkepunimin e qytetarëve dhe i fton ata te mos ngurojne te telefonojne per çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar per reagimin e shpejtë dhe ne kohë.
Sot ne mengjes edhe Presidenti i vendit, Bujar Nishani pati nje takim me kreun e SHISH, Visho Ajazi lidhur me situaten e sigurise ne vend.












