Koço Kokëdhima ka dalë mbi Asamblenë Kombëtare të PS-së edhe përsa i takon afateve të procesit zgjedhor brenda partisë. Ndryshe nga ç’ka miratuar Asambleja gjatë mbledhjes së saj në 18 korrik 2015, deputeti i Vlorës, argumenton se këto afate nuk janë të mundshme, ndaj duhet një program i ri, të cilin ai e ka përgatitur deri në detaje. “Unë propozoj një planifikim realist dhe të mundshëm, ndryshe nga afatet që parashikohen nga Asambleja Kombëtare, të cilat nuk duken të jenë realiste dhe të mundshme” – shprehet Kokëdhima per shqiptarja.com.
Afatet sipas Kokëdhimës parashikojnë që deri më 1 Nëntor 2015 të përgatiten manualet, procedurat, standardet, planet e veprimit dhe grupet e punës për zbatimin e programeve reformuese; miratimi i Grupeve të Punës në nivel OS. Në këtë kohë sipas Asamblesë së PS-së duhet të kishte përfunduar rifreskimi i anëtarësisë. Kokëdhima vijon se deri 15 Nëntor duhet bërë trajnimi i Shtabit të Reformës në nivel Bashkie; trajnimi i Grupeve të Punës në nivel OS; miratimi i planeve të veprimit përkatës për zbatimin e programeve reformuese.












