Dita e nesërme 16 nëntor do të jetë ditë zie për Shqipërinë. Qeveria shqiptare e ka shpalllur ditë zie kombëtare, në respekt dhe nderim të viktimave të sulmeve terroriste, të ndodhura mbrëmjen e së premtes në Paris. Për tu solidarizuar me popullin Francezë.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike do të ulet flamuri në gjysmështizë dhe në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje. Ndërkohë që në Kosovë Presidentja e Republikës Atifete Jahjaga, ka shpallur sotë ditën e zisë, në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Paris dhe në solidarizim me popullin e Francës. Autoritetet e Republikës së Kosovës dënojnë fuqishëm përpjekjet për terrorizimin e popullit francez me akte mizore e terroriste.











